Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA

Nedim Bajrami fiton rastin në CAS, mund të vesh fanellën kuqezi

Nedim Bajrami fiton rastin në CAS, mund të vesh fanellën kuqezi


Teksti: FSHF

30 August, 2021 @12:21

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu sicc ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.


 
Të gjitha lajmet nga