Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - LLAPI

Nikli fiton bindshëm ndaj Llapit

Nikli fiton bindshëm ndaj Llapit


4 April, 2021 @16:51

Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitore me rezultat të thellë përballë Llapit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ekipi i trajnerit Klodian Duro e mposhti rivalin me rezultat bindës, 4-0. [Marko Milickovic 44’,77’, Marko Simonovski 89’, Albert Dabiqaj 90+2]

Rezultati i thellë në fakt u arrit me golat e shënuara në pjesën e dytë, pasi që në pjesën e parë pati vetëm një gol të shënuar nga ana e Marko Milickovic (44’).

Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë për Niklin në minutën 77’, derisa Marko Simonovski (89’) dhe Albert Dabiqaj (90’+2) tundën portën kundërshtare në minutat e fundit të takimit.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat Feronikeli u ngjit për dy pozita më lartë, duke u renditur tani në pozitën e pestë me 34 pikë, derisa Llapi me një pikë më pak renditet në pozitën e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga