PARA FRANCËS
Nisin stërvitjet para Francës
9 June, 2015 @14:40
Dy futbollistët e Kategorisë Superiore, Afrim Taku, mesfushor dhe Arbnor Fejzullahu, mbrojtës, kanë bërë stërvitjen e parë të tyre me lojtarët kuqezi.
Taku i Tiranës dhe Fejzullahu i Partizanit janë mirëpritur nga lojtarët tjerë të kombëtares, derisa është vërejtur edhe një kënaqësi te të rikthyerit në reprezentacion, Renato Arapi dhe Sabien Lilaj.
Stërvitjet kanë nisur nën urdhërat e Paolo Tramezzanit, derisa De Biasi ka arritur gjysmë ore me vonesë.
Shqipëria pret Francën më 13 qershor të shtunën në Elbasan Arena të Elbasanit.