BARAZHI
Përcakohet orari i barazhit, zyrtarisht
9 June, 2015 @14:05
Ndeshjet e barazhit të Superligës së Kosovës dhe ato të Ligës së Parë, janë përcaktuar zyrtarisht sot në zyret e FFK-së.
Kështu, sipas shortit Vëllaznimi pret Gjilanin në Riza Lushta të Mitrovicës, në ora 13:30, ndërsa Drita Flamurtarin 16:30 - të dyja të enjten.
Ndërsa në Ligë të Parë, Kosova e Prishtinës pret Kamenicën në ora 13:00 në stadiumin e KEK-ut në Obiliq, derisa në ora 16:00 Deçani do të kërkojë të ruajë epitetin e ekipit të Ligës së Parë ndaj Beharit - të dyja të mërkurën.