FIFA RANKING

Një pozitë më poshtë
8 August, 2013 @19:41
Kombëtarja shqiptare është ndalur disi në ngritjen e saj historike. Kuqezinjtë të cilët i thyen rekordet muaj pas muaji në renditjen botërore të FIFAA-së, këtë muaj kanë përjetuar një rënie të vogël.
Shqipëria është renditur në pozitën 38 në renditje, ndryshe nga muaji i fundit që ishte në pozitën 37.
Megjithatë, kombëtarja jonë vazhdon të mbetet para përfaqësueseve e forta si ajo e Serbisë (41), Turqisë (58), apo edhe para kundërshtarit të drejtpërdrejtë në grup, Sllovenisë.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Gjermania, derisa Top-10shja nuk ka pësuar asnjë ndryshim në krahasim me muajin e kaluar.