CHAMP'S CUP

REUTERS
Supermeni CR7, bën Realin kampion
8 August, 2013 @8:45
Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë të vetmet skuadra të pamposhtura deri më sot në International Champions Cup dhe në finale - vetëm njëra duhej të fitonte. E ky ka qenë ekipi i Carlo Ancelottit që në saje të portugezit Cristiano Ronaldo kanë arrritur të fitojnë në mënyrë të merituar turneun e madh.
Real udhëhoqi 1-0 me anë të mbrojtësit Marcelo, derisa londinezët barazuan nëpërmjet një goli të mençur të Ramires. Por, prej se në skenë doli Cristiano Ronaldo, duke shënuar mjeshtërisht nga gjuajta e lirë dhe një tjetër në pjesë të dytë me kokë - përfundoi dilemën e fituesit, ndërsa reagimin e Mourinhos mund ta imagjinoni.
Kështu, Real Madrid u bë skuadra e parë që e fiton këtë turne në vitin e parë të mbajtjes së saj dhe që pritet të bëhet edhe më e rëndësishme gjatë viteve në vijim.