LIRIA

BOROZANI/Erdis Driza
U kthehet 50% e borxhit
7 August, 2013 @15:44
Liria e cila u zhyt në krizë financiare stinorin e kaluar kur iu larguan shumë futbollist të përbërjes bazë, ka filluar të këndellet.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i klubit, Bashkim Kajdomçaj sot, duke bërë të ditur se kryesia e klubit sot në një takim ka shlyer 50% të borxhit të trashëguar ndaj futbollistëve dhe stafit teknik të skuadrës.
Shumë shpejtë prizrenasit pritet që të vazhdojnë me këtë tempo dhe të shlyejnë borxhin e skuadrës në tërësi, pasi që përveç akterëve kanë borxhe edhe ndaj shtetit, për ujë e rrymë.
Liria ka rënë nga Superliga e Kosovës stinorin e kaluar dhe kërkon me çdo kusht që të kthehet në elitën e futbollit kosovar si klub me traditë. Ndërsa në arritjen e kësaj ka dhënë premtim edhe kapiteni i skuadrës, Fitim Krusha, i cili ka falenderuar kryesinë për angazhimin.