MAROKENI

REUTERS
Taarabt huazohet në Fulham
7 August, 2013 @12:04
Skuadra nga Londra, Fulham ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit kreativ të Queens Park Rangers, Adel Taarabt.
Fulham ka bërë të ditur se marokeni 24 vjeçar do të jetë i huazuar për një stinor nga QPR-ja, e cila ka rënë në ligën e dytë angleze, Championship.
Taarabt, para se të bëhet futbollist i QPR-së, ka qenë pjesë e Tottenhamit në dekadën e shkuar, para se të vinte nga Lens i Francës.