CRUYFF

REUTERS
Barça është ngutur
7 August, 2013 @12:11
Johan Cruyff ish futbollist dhe ish trajner i Barcelonës duke folur për të përditshmen peruane El Comercio ka thënë se Barcelona është ngutur me emërimin e Gerardo Martinos si trajner.
“Nuk e di. Tito Vilanova ishte i sëmurë dhe gjithçka ndodhi shpejtë. Gjërat që bëhen pa përgatitje paraprake dhe vendimet e ngutshme, janë të rrezikshme,” ka thënë ndër të tjera Cruyff, transmeton gazeta.
Pasi që trajnerit Tito Vilanova iu rishfaqën shenjat e kancerit, Barcelona vendosi ta ndërrojë atë me Gerardo Martinon që kishte sukses të madh me Newell’s Old Boysin.