SHORTI
Njihuni me kundërshtarin e Prishtinës
19 June, 2017 @13:21
Një short jo aq i lehtë për Prishtinën në debutimin e saj në garat evropiane.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të ndeshet ndaj suedezëve të Norrkopingut, një skuadër kjo e themeluar në vitin 1897. Norrkoping në historinë e tij ka fituar 13 tituj të elitës suedeze dhe 6 kupa shtetërore.
Sa i përket përvojës evropiane, Norrkopingi ka mjaft përvojë të madhe, derisa në historinë e tij është ndeshur në gara evropiane me gjigantë si Interi, Roma, Milani e Schalke.
Për më tepër, Norrkopingi ka edhe përvojë me ekipe shqiptare, pasi që në sezonin 1962/1963, kjo skuadër e ka eliminuar Partizanin e Tiranës me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve në raundin paraeliminar.
Historia e Norrkopingut në Evropë: