Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PEJE NË FERIZAJ

Norik Krasniqi lë Rilindjen 1974 për Ferizajin

Norik Krasniqi lë Rilindjen 1974 për Ferizajin


20 June, 2023 @11:11

Njëri ndër futbollistët e dalluar të Rilindjes 1974 në stinorin e tyre debutues në Ligë të Parë Grupi A, Norik Krasniqi, është prezantuar edhe zyrtarisht te ekipi i Ferizajit. Borozani.com

Krasniqi 23-vjeç që luan në pjesën ofanzive të ekipit si mesfushor sulmues, në stinorin e fundit ka shënuar 10 gola me Rilindjen 1974 përgjatë 2022/23.

Pejani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin bardhekaltër që do të kërkojë rikthimin e menjëhershëm në Superligë pas rënies prej barazhit. Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e ekipit çek, Pribram U-21.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin Norik Krasniqi. Noriku që së fundmi ishte pjesë e KF Rilindja 1974, meqë rast realizoi 10 gola, ka qenë edhe pjesë e skuadrës nga Çekia, FC Pribram për grupmoshat U21,” ka shkruar FC Ferizaji në njoftim.

Ndërsa Noriku si lojtar i ri i Ferizajit ka dhënë këtë deklaratë.

”Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Ferizajn. Një ndër klubet më të organizuara në futbollin kosovar. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme në aspektin personal. Ju premtoj tifozëve të zjarrtë të klubit se nuk do të kursej asgjë nga vetja në mënyrë që të realizojmë qëllimet tona. Besoj fuqishëm se në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojmë ndeshje të mira dhe do kënaqim publikun ferizajas”, tha Norik Krasniqi◼️.


 
Të gjitha lajmet nga