NORVEGJI
Norvegjia fton vëllaun e Bersantit
27 November, 2015 @14:21
Përfaqësuesja e Norvegjisë vazhdon t’i shënjestrojë talentët kosovarë.
Pas minimizimit të shpresave për ta afruar në përfaqësuese talentin e ri të Manchester Cityt, Bersant Celinën, pasi ky i fundit është shndërruar shpejtë në njërin prej lojtarëve kryesor të përfaqësueses së Kosovës, norvegjezët siç duket i kanë kthyer sytë kah talentët e tjerë që po ashtu kanë potencial të madh për të ardhmen.
Kështu, në grumbullimin e radhës që pritet të bëhet më 11-13 dhjetor të përfaqësueses U15 të Norvegjisë, është ftuar vëllau i vogël i Bersantit, Loti Celina, ndërsa së bashku me Celinën e vogël, në këtë grumbullim është ftuar edhe talenti tjetër, Kreshnik Krasniqi.
Loti Celina aktualisht është pjesë e skuadrës Stromsgodset nga Norvegjia, derisa Kreshnik Krasniqi luan për ekipin Honefoss.