SULMUESI ANGLEZ NUK KA FAT
Sturridge, ri-lëndohet
27 November, 2015 @7:00
Sulmuesi anglez i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka pësuar një lëndim të ri, pasi që u përjashtua nga llogaritë e Jurgen Kloppit për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bordeaux-së në Europa League.
Sturridge 26 vjeç priste që të rikthehej në fushë pas lëndimit për herë të parë që nga 4 tetori, por në stërvitjen e fundit të lehtë para ndeshjes së mbrëmshme ai ndjeu dhimbje në këmbë dhe u la jashtë.
“Po. Ka qenë në ekip dhe mendoja t’ia jepja rastin në lojë. Nuk e di çka ka ndodhur, pasi që ka qenë pak para ndeshjes,” ka thënë Klopp për mediat lidhur me lëndimin e Sturridge-it, transmeton BBC Sport sot.