NOTTINGHAM FOREST 1-1 ASTON VILLA

Foto: premierleague.com
Nottingham del nga fundi i tabelës!
10 October, 2022 @23:11
Skuadra e Nottingham Forestit që iu kthye Premier Ligës pas 23 vitesh, ka dalë nga fundi i renditjes tabelare në elitën e futbollit anglez pas barazimit të sotëm ndaj Aston Villës, 1-1 [Dennis 15 - Young 22].
Emmanuel Dennis shënoi golin e parë te ekipi i tij i ri duke i dhënë epërsinë skuadrës, por shpejt Ashley Young nga largësia neutralizoi rezultatin!
Luftë të madhe bënë vendasit për pikën e fituar dhe konfirmimin e Steeve Cooperit si trajner, që zgjati kontratën dje me klubin pavarësisht rezultateve në Premier Ligë. E Dennis që erdhi nga Watford për 20 milionë funta gjatë verës, shënoi golin e parë për ekipin.
Në fund Aston Villa e Steven Gerrardit ishte e zhgënjyer, pasi që një gol i Ollie Watkinsit u anulua për ofsajd, ndërsa patën edhe një penallti të kërkuar!
Për Forestin është pika e parë e fituar në 5 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, derisa Villa bën barazimin e dytë radhazi.