ARDIAN NUHIU

Nuhiu vajton rastet, kërkon të harrohet humbja në derbi
25 November, 2021 @15:56
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në deklaratën e tij dhënë pas derbit, që ekipi i tij e humbi, ka thënë se derbi duhet të harrohet, pasi që ekipi i tij u mposht, ndërsa lojtarët të koncentrohen në ndeshjet e radhës.
“Në derbi nuk mund të krijosh shumë. Ne i kishim dy raste të mira, nuk shënuam. Ata nga një rast i vetëm shënuan dhe fituan. Fusha nuk na lejoi lojë të shpejtë, por kjo nuk është arsyetim. është dashur të shfrytëzohen rastet që i patëm,” ka thënë ndër të tjera Nuhiu.
Me këtë humbje, Drita ka rënë prej pozitës së dytë të renditjes në të tretën.