DE BIASI
Nuk dua të jemi turistë
10 June, 2016 @14:28
Një ditë para ndeshjes me Zvicrën në kuadër të Grupit A të EURO2016, një deklaratë e Gianni De Biasit është publikuar nga Guardian. tabloid i njohur britanik.
“Isha i zhgënjyer me aventurën time tek Udinese, me të cilën e eliminuam Milanin nga Coppa Italia e pastaj na mposhti Genoa. Ishte frustruese për mua. Më nevojitej një sfidë e re dhe ma ofruan rolin tek Kombëtarja Shqiptare. Kjo ndodhi disa muaj pas shkarkimit nga Udinese dhe e pranova.
Ishte një sfidë e vështirë, duke marrë parasysh që dy vitet e para tek Shqipëria i kalova duke afruar lojtarë të rinjë në kombëtare, lojtarë që luanin nëpër vende të ndryshme të botës dhe lojtarë që shpesh kishin dyshime se a duhej ta zgjedhnin Shqipërinë apo ndonjë shtet tjetër.
Fillova ta kuptoj mentalitetin shqiptar, mentalitetin e lojtarëve e të tifozëve. Ishte ndryshe nga veriu i Italisë dhe duhej ta kuptoja. Në fakt, mentaliteti i tyre u testua në tetorin e vitit 2014, në ndeshjen ndaj Serbisë. Në atë ndeshje fitoi dhuna dhe humbi sporti. Mendoj se ishte gabim që nga fillimi që Serbia dhe Shqipëria të ishin në të njëjtin grup dhe kisha dyshime që nga fillimi për incidentet që mund të ndodhnin.
Megjithatë, mbi të gjitha, ne e bëmë punën tonë dhe si grup luftuam deri në fund, gjë që rezultoi me kualifikim në EURO2016.” - u shpreh De Bias.
Sa i përket EURO2016 dhe Grupit A, italian tha:
“Ndeshja ndaj Francës do të jetë e bukur. Një skuadër shumë e fuqishme, me lojtarë të mëdhenjë dhe vendase në kampionat. Por edhe ndeshjet ndaj Rumanisë e Zvicrës nuk janë të lehta.
Kemi evoluar në 4 vitet e fundit dhe nuk dua të jemi turistë në Francë. Përrallat mund të ndodhin.”