PAS OPERIMIT
Bytyqi është mirë
10 June, 2016 @12:58
Portieri i Besës, Valmir Bytyqi, është mirë me shëndet, pas lëndimit që e rrezikoi deri në operim të papritur.
Njoftimin për këtë e dha përmes llogarisë në Facebook, ku shihet se e ka shkruar e shoqja e portierit të Besës.
Bytyqi kishte pësuar një lëndim në stërvitje, mirëpo me t’iu përkeqësuar gjendja u desht të operohet pasi që i ishtë lënduar veshka.
Operacioni ka kaluar me sukses dhe shërimi i tij tashmë po shkon ngadalë, por sigurt.
Valmir, tash të presim në fushë!