DITA E PARË
Buletini 1: Buletini i ditës parë për EURO 2016
10 June, 2016 @9:05
Lexues të Borozani.com prej sot deri në fund të EURO 2016 do t’ju sjellim buletinin e ditës që jep informata të shpejta dhe më interesantet të ditës që e lamë pas dhe ato që na presin sot.
DITA E PARË
Pas viteve përgatitje EURO2016 nis sot. Ndeshja e parë zhvillohet në St Denis, ku organizatori Franca pret Rumaninë (21:00).
Të dy skuadrat janë në një grup me Shqipërinë, që luan nesër ndaj Zvicrës.
KRIZA FRANCEZE
Kamionxhinjtë në Paris, por edhe në tërë Francë kanë bërë të ditur që do të nisin protestën sot, kundër ligjeve të reja të punës në Francë. Të njejtën e kanë paralajmëruar edhe linjat kryesore hekurudhore që çojnë në Stade de France ku zhvillohet ndeshja Franca-Rumania.
L’EQUIPE DO RIKTHIMIN E HISTORISË
Gazeta më e madhe sportive franceze, L’Equipe, ka kërkuar nga reprezentacioni francez që të rishkruajë historinë. Francës i është kërkuar fitore ndaj Rumanisë për kampionat të mbarë dhe kjo është thënë të vazhdohet deri në fund, me fitore edhe më 10 korrik, në finale të EUROs.
SHQIPONJAT PO ATEROJNË
Një numër i madh i Tifozave Kuq e Zi është parë në rrugët e ndryshme europiane në drejtim të Francës. Sa janë nisur për Belgjikë, prej ku është shumë afër Lens, ku Shqipëria zhvillon duelin me Zvicrën nesër. Kurse të tjerët janë akomoduar në afërsi të Marseilles, ku Shqipëria pas 5 ditësh luan ndaj Francës.
70’000 ANGLEZË
Mediat britanike kanë paralajmëruar se mbi 70 mijë tifozë të Anglisë do të jenë të pranishëm nesër në Marseille ku Anglia luan ndeshjen e parë ndaj Rusisë.
FUTBOLLISTËT KUQEZI
Të gjithë futbollistët e kombëtares dje kanë pasur pushim mbi 12 orë, për tu relaksuar para ndeshjes ndaj Zvicrës.
RRJETET SOCIALE
Asnjë futbollist i kombëtares nuk ka postuar fotografi në rrjete sociale dje, përkundër pushimit. I ka ndalë Gianni De Biasi?!
KA EDHE NË FRANCË
Ata që nuk e kanë mbushur albumin e Paninit për EURO 2016, mund t’i marrin fotografitë e dyfishta me veti drejt Francës. Mund ta mbushni albumin atje dhe mund të ndërroni me mijëra tifozë nga e gjithë Europa.