DANIEL AGGER
Pensionohet me 31 vjet
9 June, 2016 @15:50
Qendërmbrojtësi danez 31 vjeçar, Daniel Agger, ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Ish futbollisti i Liverpoolit vendosi që të var këpucët në gozhdë pasi që i përfundoi kontrata me Brondbyn këtë muaj.
“E dhimbshme, por është vendim i drejtë për të thënë ‘stop’ tani. Jam krenar me karrierën time,” ka shkruar në Twitter ai.
Agger ka bërë 232 paraqitje me Liverpoolin, duke shënuar 14 gola si qendërmbrojtës në Premier Ligë.