VALMIR BYTYQI
Kapiteni i Besës, lëndohet në stërvitje
9 June, 2016 @15:05
Kapiteni i ekipit të Besës, portieri Valmir Bytyqi, është lënduar në stërvitjen e mbrëmshme dhe nuk dihet kur do të kthehet në stërvitje me ekipin.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e Besës sot, ndërsa nuk ka bërë të ditur natyrën e lëndimit dhe kohëzgjatjen e shërimit.
Besa ka bërë një numër të madh përforcimesh para fillimit të stinorit të ri dhe ndër të tjera ka marrë në radhët e veta edhe trajnerin kampion, Gani Sejdiu.
Valmirit i dëshirojmë shërim të shpejtë.