SHKODRAN MUSTAFI
E dua Belgjikën përballë
9 June, 2016 @13:38
Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, e ka për merak që të luajë kundër Belgjikës në Kampionatin Europian.
Në një intervistë për faqen zyrtare të federatës gjermane, 24 vjeçari nga Gostivari iu përgjigj pyetjes se me cilën skuadër do të kishte dëshirë të përballej gjatë Europianit.
“Vërtetë dua të luajë kundër Belgjikës. Është një shtet i vogël që ka zhvilluar talentë të shkëlqyer. Belgjika është pabesueshmërisht e fortë dhe nuk është aspak rastësi që ata janë në krye të renditjes botërore,” tha Mustafi.
Gjermania është njëra prej favoriteve në EURO 2016, ndërsa gjendet në Grupin C së bashku me Irlandën Veriore, Poloninë dhe Ukrainën.