ANDI LILA
200% ndaj Zvicrës
9 June, 2016 @10:28
Futbollisti i kombëtares shqiptare që njihet për shpirtin luftarak, Andi Lila, në paraqitje para mediave ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të japin më shumë se maksimumin në duelin e parë ndaj Zvicrës më 11 qershor.
“Gjendja është shumë e mirë në ekip para ndeshjes me Zvicrën. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi që çdo rezultat në këtë ndeshje është i mundshëm. Gjendja e lojtarëve është e jashtëzakonshme dhe atë ditë në fushë çdonjëri do të jep 200%-shin e tij,” ka thënë Lila.
Shqipëria debuton në EURO2016 ndaj Zvicrës më 11 qershor në ora 15.