ZYRTARE
Balaj transferohet në Rusi
9 June, 2016 @2:46
Sulmuesi kuqezi i Shqipërisë, Bekim Balaj, karrierën e tij do ta vazhdojë në Rusi.
Shkodrani 25 vjeçar, i cili në dy stinorët e fundit ishte pjesë e skuadrës kroate, Rijeka, është transferuar te skuadra Terek Grozny, me të cilën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Balaj në stinorin e fundit ka shënuar 9 gola në 31 paraqitje me Rijekën, ndërsa aktualisht është pjesë e kampit kuqezi për Kampionatin Europian.
Me transferimin e Balajt, numri i futbollistëve shqiptarë në Rusi është rritur në tre, së bashku me Bernard Berishën (Anzhi) dhe Fatos Beqirajn (Dinamo Moscow).