U19
Publikohet lista e Përfaqësueses
8 June, 2016 @19:06
Nga faqja zyrtare e FFK-së është konfirmuar që Ramiz Krasniqi, trajneri i Kosovës U19, ka bërë publike listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në Gjermani, ku do të qëndrojnë nga 15 deri më 19 qershor.
Vlen të përmendet që në Përfaqësuesen e Kosovës U19 është edhe Loti Celina, vëllau i Bersant Celinës, anëtarit të Manchester Cityt.
Lista është paraqitur më poshtë dhe përbehet nga 24 futbollistë nga klube të ndryshme të Kosovës:
Jetmir Topalli, Gentrit Hasi, Rron Statovci, Agon Xhaka, Arbër Qorraj, Blend Baftiu, Landrit Rama, Andi Muqolli, Atdhe Grajqevci, Granit Jashari, Drin Lladrovci, Florent Hasani, Adenis Shala, Drin Hodaj, Donat Hasanaj, Leart Sylejmani, Shpresim Fazlia, Anes Mehmeti, Adrian Behrami, Shkodran Zeqiri, Loti Celina, Peter Prekpalaj, Arlind Shoshi dhe Trim Gjata.