NË KRYEQYTET
Prishtina merr portierin e talentuar 18 vjeçar
9 June, 2016 @12:49
Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, sot ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar kontratë me portierin e talentuar, Ardian Nika.
Nika (12 janar 1998) është i lindur në Drenas, mirëpo tërë karrierën e tij ai ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut të Prishtinës, ku në vitin e fundit edhe pjesë e ekipit të parë.
“Prishtinën e kam zgjedhur për të vetmin qëllim, për t’i arritur majet e futbollit. I falenderoj KF Ramiz Sadikut dhe trajnerëve që më kanë bërë të përparojë në karrierë,” ka thënë Nika gjatë prononcimit të tij për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.