GRANIT XHAKA
Wenger më premtoi parajsën
9 June, 2016 @13:10
Transferi i ri i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili aktualisht po gjendet në kampin e përfaqësueses së Zvicrës për Kampionatin Europian, ka folur në lidhje me kalimin e tij në Londër.
“Wenger është një legjendë për mua. Ai gjithmonë ka qenë një legjendë në sytë e mi. Dhe pastaj papritmas ai më thirr në telefon dhe më thotë se dëshiron të nënshkruajë me mua. Ai më tha që të vijë në Arsenal nëse dua të shijoj futbollin dhe më tha se Arsenali është sikur parajsë,” ka thënë Xhaka për Sport Bild.
Më tej, 23 vjeçari me origjinë kosovare pranoi se e rëndësishme për të ishte kompletimi i transferimit para se të fillojë EURO 2016.
“Ishte shumë me rëndësi për mua të kompletohet transferimi para EURO 2016. Dëshiroja ta kem mendjen të qartë gjatë kampionatit. Nuk dëshiroja që agjentët apo klubet të më shpërqendrojnë. Jam shumë i lumtur që gjithçka ka hyrë në rend që tani.”
Xhaka u transferua në Arsenal nga Borussia Monchengladbachu për shumë rekorde prej 45 milionë eurove.