EURO2016
Mirror analizon Shqipërinë
9 June, 2016 @14:23
1 ditë para fillimit të EURO2016, shumë media vendore dhe të huaja kanë krijuar analiza dhe parashikime për skuadrat pjesëmarrëse në kampionat.
Një analizë i është bërë edhe kombëtares shqiptare nga tabloidi britanik “Mirror”.
Mirror shkruan që 3 lojtarët më të mirë të skuadrës së De Biasit janë Lorik Cana, Shkëlzen Gashi dhe Etrit Berisha. Analiza e plotë është paraqitur në vijim:
Është hera e parë që Shqipëria luan në një garë madhore si EURO2016. Shqipëria është skuadra me më së paku gola të shënuara nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.
Gjatë eliminatoreve, “Shqiponjat” shënuan vetëm 7 gola, ndërsa patën edhe një fitore zyrtare 3-0 ndaj Serbisë për shkak të incidentit që ndodhi në Beograd.
Vetëm 4 lojtarë startues janë të lindur në Shqipëri. Shumica e futbollistëve janë të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës, ku kishin emigruar bashkë me familjet e tyre për shkaqe të ndryshme.