XHERDAN SHAQIRI
Shqipëria, ndeshje e veçantë
10 June, 2016 @12:47
Njëri prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka folur për faqen e UEFA-s në lidhje me ndeshjen e parë të EURO 2016, ku skuadra për të cilën luan, do të përballet me Shqipërinë.
“I kam thënë prindërve të mi se do të luajmë me Shqipërinë dhe ashtu doli. Një përballje speciale për shumë lojtarë të ekipit, por ne luajtëm dy herë në kualifikimet për Botëror kundër Shqipërisë dhe luajtëm vërtet mirë,” tha Shaqiri, duke kujtur përballjet e mëparshme ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.
Më tej, ai duke tentuar t’i ik emocioneve, tha se kjo është vetëm një ndeshje futbolli dhe në fund e rëndësishme është të fitohen pikët.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua dhe shumë të tjerë, por në fund kjo është vetëm një ndeshje futbolli, ku tre pikë janë shumë të rëndësishme në këtë kampionat. Kjo e bënë ndeshjen edhe më të veçantë. Ne kemi mjaftë përvojë dhe duam ta fitojmë ndeshjen e parë.”
Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen nesër nga ora 15:00 në qytetin e Lens të Francës.