TAULANT XHAKA
Nuk e kursej Granitin në ndërhyrje!
27 May, 2016 @15:47
I rikthyer nga lëndimi, Taulant Xhaka foli para mediave të Supersportit në kampin kuq e zi, aty ku Kombëtarja Shqiptare po përgatitet për Euro 2016.
“Jam i rikuperuar. Ende nuk jam në 100% të gjendjes fizike, mirëpo mund të them që do të jem i gatshëm për ndeshjen e parë me Zvicrën. Paraqitja për mua do të thotë shumë. Jam krenar që luaj për Shqipërinë dhe është një gjë që e kam ëndërruar gjithmonë.” - u shpreh Xhaka para gazetarëve.
Sa i përket duelit ndaj Granitit, ai u shpreh:
“Nuk i kursej ndërhyrjet. Jap maksimumin për Shqipërinë. Normalisht se e gjithë familja e këndojmë himnin shqiptar. Mendoj se edhe Graniti do ta këndojë brenda vetes. E kemi mësuar nga familja dhe kemi ndjekur shkollë shqipe për 4 vite.
“Natyrisht se do të jetë emocionuese sepse luaj ndaj vëllait tim, mirëpo do të jap maksimumin për vendin tim,” - ka shtuar ndër të tjera Taulanti, që llogaritet si motor i mesfushës së kombëtares.