VITIA - KEK
Nuk zhvillohet ndeshja në Ligë të Dytë!
16 April, 2023 @13:28
Nuk është zhvilluar ndeshja e paraparë të luhet sot me fillim prej orës 13:00 në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, ku KEK ishte mysafir i Vitisë, që është në rrezik për rënie nga Liga e Dytë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KF KEK-u, edhe pse ekipi i tyre ishte aty dhe gjithçka ishte gati për fillim të ndeshjes, vendasit nuk u paraqitën në fushën e Sadovinës dhe kështu loja pritet t’i takojë mysafirëve që janë lider të renditjes tabelare dhe me synim inkuadrimin në Ligë të Parë.
“Të dashur tifozë ndeshja e paraparë të luhet sot me fillim nga ora 13:00 ndërmjet FC Vitia dhe FC Kek-ut nuk do të zhvillohet për shkak të mos paraqitjes në fushë të skuadrës vendase për të zhvilluar këtë takim. Skuadra jonë ishte e pranishme në Sadovinë dhe kishte kryer të gjitha përgatitjet për zhvillimin e këtij dueli të vlefshëm për xhironë e 23-të në Ligën e Dytë.” - ka bërë të ditur njofimi i KEK-ut.