ZLATAN

Numri 11 vazhdon!
18 July, 2022 @15:22
Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të klubit, AC Milan ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me superyllin veteran Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi Ibrahimovic që më 3 tetor të këtij viti mbush të 41-tat ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me rossonerët, ndërsa së fundi fituan titullin kampion të Italisë.
Ibra mbetet me numrin 11 te rossonerët.