KATEGORIA SUPERIORE
Numri i të huajve në Superiore mund të rritet
12 June, 2015 @20:28
Nga viti i ardhshëm, në Kategorinë Superiore mund të shohim numër më të madh të futbollistëve të huaj.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e radhës pritet ta diskutojë këtë çështje, pas kërkesës nga skuadra e Tiranës, e cila ka marrë përkrahje edhe nga Skënderbeu, Kukësi, Partizani, Laçi, Flamurtari, Bylisi dhe Tërbuni, derisa kundër këtij propozimi është treguar skuadra e Vllaznisë dhe ajo e Teutës.
Numri maksimal i të huajve që mund të aktivizohen në një ndeshje të Kategorisë Superiore është katër, e që në rast se pranohet propozimi i ri, mund të rritet në gjashtë.
Siç dihet, futbollistët me pasaportë kosovare, llogariten lojtarë vendorë në Shqipëri.