Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: MEKSIKA - POLONIA

Ochoa heroik ndalë Lewandowskin nga penalltia

Ochoa heroik ndalë Lewandowskin nga penalltia


22 November, 2022 @19:21

As penalltia nuk i ka ndihmuar Polonisë dhe Robert Lewandowskit, që ishte në kërkim të golit të parë në Kampionate Botërore. Shuti i tij është ndalur nga portieri veteran i Meksikës, Guillermo Ochoa, që u bë hero i ndeshjes, duke i shkëputur pikë të sigurta reprezentacionit të drejtuar nga Gerardo Martino.

Robert Lewandowski @ Poland

Raste dhe dominim meksikan përndryshe, me një lojë të shpejt që vuri në siklet polakët, të cilët kaluan fazat e barazhit për të arritur në Botëror. Tifozët meksikanë që kishin mbushur gati gjysmën e stadiumit u treguan forcë shtytëse për ekipin.

TABELA AKTUALE, ORARI dhe REZULTATET

Në pjesë të parë Alexis Vega dhe Jorge Sanchez patën raste të mira para Wojciech Szczesnyt.

Barazimi të dyja skuadrave u jep nga një pikë, Meksika 0-0 Polonia, derisa Arabia Saudite mbetet lidere e Grupit C pas ditës së parë aty!

Meksika ka punë me Argjentinën në duelin e radhës, ndërsa Polonia ndeshet me liderin, Arabinë Saudite.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori