PUKË
Olayinka bën Skënderbeun lider
12 September, 2015 @16:21
Skënderbeu ka vazhduar me formë të mirë në Kategorinë Superiore, duke mposhtur sot si mysafir të ardhurin nga liga e dytë shqiptare, Tërbunin, në Pukë me rezultat 0-2.
Golashënues i dyfishtë për ekipin e Mirel Josës ka qenë sulmuesi nigerian i ekipit, Peter Olayinka, që i ka dhënë lidershipin ekipit të tij, derisa këta të fundit kanë shënuar fitoren e tretë me radhë në Superiore.
SHIKO TABELËN AKTUALE DHE REZULTATET E SUPERIORES