MEDIA
Shqipëri-Serbi, 70% e biletave “të rezervuara”
12 September, 2015 @13:11
Përballja Shqipëria-Serbia që do të zhvillohet më 8 tetor 2015, ka shfaqur interesim të madh që nga dita kur u kuptua shorti për këtë përballje.
Mirëpo, sa ditët po afrohen e kanë mbetur edhe më pak se një muaj për ndeshjen, burime të besueshme të tiranases Panorama Sport kanë bërë të ditur se tashmë 70% e biletave të stadiumit Elbasan Arena për ndeshjen Shqipëria - Serbia, ‘janë rezervuar’.
Elbasan Arena ka në dispozicion 12 mijë e 700 ulëse dhe afro 10 mijë prej tyre besohet ta kena gjetur pronarin që tash. E sa i përket pjesës së mbetur, Panorama Sport, ka shkruar se duhet të pritet një njoftim zyrtar nga FSHF-ja në ditët në vijim.
SHIKO TABELËN AKTUALE PËR EURO 2016
Ndeshja Shqipëria - Serbia vlerësohet të jetë ndeshje e rrezikut të lartë dhe FSHF-ja po tenton të menjanojë çdo mundësi të prishjes së festës në fushë, duke u shpërndarë biletat çdokujt tjetër pos atyre që kanë përkrahur kuqezinjtë për më se një dekadë.