OPEROHET
Lajm i keq për Chelsean
11 September, 2015 @18:33
Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, është rikthyer i lënduar nga kombëtarja belge.
Trajneri i tij Jose Mourinho, deklaroi se Courtois, do të operohet nga gjuri i tij i djathtë, derisa e cilësoi Courtoisin se është portieri më i mirë në botë.
Mou, për rikthimin e belgut tha se nuk dihet ende data e saktë, derisa mediat angleze thanë së paku dy muaj do të mungojë, ndërsa në portë do të jetë Asmir Begovic në mungesë të 23 vjeçarit.
Chelsea nesër do të takohet me Evertonin në Premier League.