VILLAS BOAS
Largohet në fund të stinorit
10 September, 2015 @14:22
Andre Villas Boas, deklaroi se pas bisedimeve me kryesinë e klubit të Zenitit, vendosi që ta përfundojë karrierën tek klubi rus, në fund të stinorit 2015/16.
Boas, kishte ardhur tek Zeniti në muajin mars të vitit të kaluar, derisa strategu 37 vjeçar, arriti të bëhet kampion dhe e fitoi kupën e Rusisë.
Në ndeshjen e fundit të ligës, Boas ishte fjalosur me gjyqtarin e ndeshjes duke përfunduar me 6 ndeshje suspendim.