LOJTARI I MUAJIT
Tarashaj, lojtari i muajit në Zvicër
9 September, 2015 @19:54
Në një anketë të Blickut zviceran për të zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit gusht në Superligën zvicerane, djaloshi me origjinë prizrenase, Shani Tarashaj ka marrë më së shumti vota nga lexuesit e kësaj gazetet.
Tarashaj 20 vjeç tashmë ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje për Grasshoperin këtë stinor, që gjindet në pozitën e dytë të Superligës me 16 pikë pas Baselit që ka 21 pikë.
Tarashaj ka marrë 23 mijë e 848 vota nga lexuesit e Blick, derisa pas tij ka ardhë Michael Lang i Baselit, 23 mijë e 186 vota.