KISHNICË
Ndeshjen e kartonave, e fiton Hajvalia
11 September, 2015 @17:54
Ndeshja që u përshkrua nga shumë kartonë të shpërndarë nga gjyqtari Gramos Shala, përfundoi me fitoren e Hajvalisë, që realizoi përmes Liridon Lecit, i cili devijoi një goditje të Arbër Prekazit në fillim të pjesës së parë të ndeshjes.
Rastet nuk munguan nga asnjë palë në këtë ndeshje, derisa Ismet Munishi dhe Sadat Pajaziti në anën tjetër kryenin ndërrimet për të ndikuar edhe më tej në rezultat.
Por, një kacafytje e lojtarëve 15 minuta para fundit të takimit la Gjilanin pa lojtarin më të dalluar të tyre, Isa Eminhazirin (dy të verdha). Nuk kaloi shumë, edhe Besnik Krasniqi i gjilanasve u ndëshkua me të kuqe pasi goditi Liridon Lecin, e ky i fundi pas 1 minuti, u skuq edhe vetë.
Në fund, Shkëlqim Pacolli realizon edhe njëherë për Hajvalinë, që pas kurbanit të prerë në stadium si duket i kthehet fatit, duke shënuar fitoren e parë të stinorit.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Gjilani ka shënuar humbjen e parë të stinorit pas startit të mrekullueshëm prej 3 fitoreve me radhë.
Video