KG NJOFTON PËR ORARIN

Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës
31 January, 2022 @13:33
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ditë më parë ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të së tetës së finales së Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës do të jetë edhe aktiviteti i parë zyrtar për skuadrat që janë në pushimin dimëror, duke bërë përgatitjet secila në mënyrë të veten për të arritur ambiciet në fund të stinorit 2021/22.
Kështu, përmes një njoftimi të lëshuar në ëeb-faqen zyrtare të FFK-së, thuhet që Komisioni i Garave ka përpiluar orarin e ndeshjeve të Kupës dhe sipas ditëve, ndërsa të gjitha kanë orën e njëjtë të fillimit, 13:00. (shih tabelën mëposhtë).
Kujtojmë, në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Llapi, duke e mposhtur Dukagjinin në finale.
ORARI I NDESHJEVE | 1/8 E FINALES:
05.02.2022 E shtunë (13:00) | 2 Korriku – Ramiz Sadiku | ||
05.02.2022 E shtunë (13:00) | Gjilani – Dukagjini | ||
05.02.2022 E shtunë (13:00) | Onix – KEK-u | ||
05.02.2022 E shtunë (13:00) | Ulpiana – Arbëria | ||
06.02.2022 E diel (13:00) | Prishtina – Drenica | ||
06.02.2022 E diel (13:00) | Fushë Kosova – Drita | ||
06.02.2022 E diel (13:00) | Ballkani – Malisheva | ||
07.02.2022 E hënë (13:00) | Ferizaj – Llapi |