LLAPI - BALLKANI
Pa fitues në Podujevë
31 August, 2019 @18:18
Pa fitues është mbyllur dueli i luajtur sot mes Llapit dhe Ballkanit në Podujevë.
Skuadrat në fjalë përkundër disa rasteve për shënim, nuk arritën që asnjëherë ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës, me ç‘rast u detyruan të pajtohen me një barazim 0-0.
Ky barazim bën që Llapi pas 3 xhirove të ketë 4 pikë, kurse Ballkani 5.
Xhiron e ardhshme, Llapi i shkon Prishtinës në “Fadil Vokrri”; kurse Ballkani e pret Trepçën ‘89 në shtëpi.