DRITA - BALLKANI

Foto: FC Drita
Pa gola e pa fitues në ndeshjen e xhiros
15 September, 2021 @18:00
Ndeshja kryesore e kësaj mesjave në Superligë u luajt në Gjilan, ku përballë ishin Drita dhe Ballkani, dy prej skuadrave pretendente për titullin kampion këtë sezon.
Pas 90 minutave lojë, rezultati mes skuadrave në fjalë shënoi 0-0, e kështu pikët mes skuadrave u ndanë.
Përkundër pritshmërive për këtë ndeshje, skuadrat nuk dhuruan shumë, duke shfaqur paraqitje të zbehta, pa shumë raste serioze për shënim.
Pas 4 xhirove, edhe gjilanasit e edhe suharekasit kanë nga 8 pikë.
Xhiron e ardhshme, Drita i shkon Drenicës, kurse Ballkani e pret Llapin.