Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 0-3 BAYERN

Makineria e Bayernit pa probleme në Camp Nou

Makineria e Bayernit pa probleme në Camp Nou


14 September, 2021 @22:49

Bayern Munchen ka kaluar pa asnjë telash ndeshjen e parë të stinorit në Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann asnjëherë i rrezikuar nga Barcelona, ka fituar ndeshjen 0-3 [Muller 34, Lewa 56, 86].

Në anën tjetër, Barcelona është treguar e pashpresë. Në fushë pa dëshirë, pa atë motivimin që kërkon luftë dhe për statistikë nuk gjeti asnjëherë një shut drejt kornizës së portës së Manuel Neuerit.

Bayern i fuqishëm, luftarak, shumë më të shpejtë se katalonasit, kanë kaluar tepër lehtë ndeshjen derisa kanë shfrytëzuar rastet që ua dhuruan vendasit (dy të fundit) për të shënuar.

Thomas Muller shënoi për epërsinë e Bayernit në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë doli në skenë nëntëshja më në formë në botë aktualisht, Robert Lewandowski, që ka shënuar dy herë duke shfrytëzuar mosorganizimin në mbrojtje dhe duke shënuar pas dëbimeve të topit nga Marc-Andre Ter Stegen, që mund të thuhet të ishte më i miri te Barça e Ronald Koemanit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League