Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F: YOUNG BOYS - MANCHESTER UNITED

Paraqitje e dobët, United mposhtet në Bern

Paraqitje e dobët, United mposhtet në Bern


14 September, 2021 @20:50

Me humbje ka filluar sezoni i ri i Manchester United në Champions League.

Ndonëse ishte në epërsi 0-1 me golin e të pandalshmit Cristiano Ronaldo, United në fund u mposht 2-1 nga Young Boys zvicran.

Nga minuta e 35’, United ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi që Wan-Bissaka u përjashtua me karton direkt të kuq, e që nga kjo minutë e tutje, Young Boys ishte skuadra më e mirë në fushë. Zvicranët e kërkuan fitoren më tepër se anglezët dhe me plot meritë e morën krejt në fund, kur Lingard pasoi gabimisht prapa (90+5’), e Siebatcheu i vendasve e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i barazimit u shënua nga Moumi Ngamaleu në minutën e 66’, derisa epërsia e United kishte ardhur që në minutën e 13’, kur Ronaldo shënoi pas një pasimi fantastik nga Bruno Fernandes.

Ndër të tjera statistika, Cristiano Ronaldo sonte e barazoi spanjollin Casillas sa i përket numrit të paraqitjeve në Champions League. Tashmë të dy i prijnë listës së paraqitjeve me nga 177 secili.

Në ndeshjen tjetër të grupit F, mes vete takohen Villarreal dhe Atalanta, sonte me fillim nga ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League