KOSOVA U21

Foto: FFK
Pa gola edhe në Slloveni, Kosova U21 kthehet e pamposhtur
29 March, 2022 @17:52
Pas barazimit 0-0 mes tyre në Prishtinë pak ditë më parë, sot Sllovenia U21 dhe Kosova U21 u ndeshen përsëri dhe barazuan me po të njëjtin rezultat, kësaj radhe në Celje të Sllovenisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe nuk prodhoi shumë raste për shënim, e në pjesën e dytë sllovenët ishin më kërkues, por Kosova U21 u mbajt mirë dhe nuk e lejoi pësimin e golit, me ç‘rast ndeshja u mbyll 0-0.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës U21 nën drejtimin e Albert Bunjakit, ndërkohë që tashmë shpresat e Kosovës shkojnë në 3 ndeshje pa humbje në Grupin G kualifikues, ku kanë 8 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe renditen në vendin e parafundit.
Ndeshjen e ardhshme në Grupin G kualifikues Kosova e zhvillon më 4 qershor si mysafire e Andorrës U21.
GRUPI G KUALIFIKUESE - TABELA
1 | REPUBLIKA ÇEKE U21 | 7 NDESHJE, 16 PIKË | ||
2 | ANGLIA U21 | 5 NDESHJE, 13 PIKË | ||
3 | SLLOVENIA U21 | 8 NDESHJE, 10 PIKË | ||
4 | SHQIPËRIA U21 | 7 NDESHJE, 9 PIKË | ||
5 | KOSOVA U21 | 7 NDESHJE, 8 PIKË | ||
6 | ANDORRA U21 | 6 NDESHJE, 0 PIKË |