KOSOVA U21 - SLLOVENIA U21

Pa gola ndaj Sllovenisë U21, Bunjaki debuton me barazim
25 March, 2022 @19:52
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Albert Bunjakit, Kosova U21 sonte barazoi 0-0 ndaj Sllovenisë U21 në ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin G kualifikues drejt Kampionatit Evropian të grupmoshave U21.
Sllovenët kishin dy raste të mira për shënim në fillim të takimit, por më pas Kosova u mobilizua dukshëm në mbrojtje dhe deri në fundin e pjesës së parë sllovenët nuk rrezikuan seriozisht, përkundër dominimit në posedim të topit.
Sa i përket Kosovës, ajo nuk tregoi shumë në sulm gjatë pjesës së parë.
Gjatë pjesës së dytë, përkundër tentimeve për shënim, asnjëra prej përfaqësueseve nuk e gjeti rrjetën dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë, 0-0.
Në momente të caktuara të pjesës së dytë, të dyja skuadrat pretenduan për penallti, por gjyqtari kryesor i takimit nuk ishte i pajtimit me kërkesat e tyre dhe në asnjërin prej rasteve nuk referoi penallti.
Ky barazim bën që Kosova U21 të ketë 7 pikë pas 6 ndeshjeve në Grupin G, kurse Sllovenia U21 ka 9 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura në këtë grup.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan përsëri ndaj Sllovenisë U21, por kësaj radhe si mysafire e sllovenëve më 29 mars.
-
11-shet startuese:
KOSOVA U21: Nreca Bisinger; Kurtulus (kap.), Zumberi, Sadriu, Hoti; K. Krasniqi, I. Krasniqi, Pajaziti; Sejdiu, Marleku, Veliu. Përzgjedhës: Albert Bunjaki.
SLLOVENIA U21: Turk; Zec, Stojinovic (kap.), Ilenic, Spaniring; Ticic, Zabukovnik, Markus; Zugelj, Matko, Bosilj. Përzgjedhës: Milenko Acimovic.
-
GRUPI G - TABELA
REPUBLIKA ÇEKE U21 | 6 NDESHJE, 13 PIKË | ||
ANGLIA U21 | 4 NDESHJE, 10 PIKË | ||
SLLOVENIA U21 | 7 NDESHJE, 9 PIKË | ||
SHQIPËRIA U21 | 6 NDESHJE, 9 PIKË | ||
KOSOVA U21 | 6 NDESHJE, 7 PIKË | ||
ARMENIA U21 | 5 NDESHJE, 0 PIKË |