Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - FERONIKELI

Pa gola në Mitrovicë, ish-kampionët barazojnë

Pa gola në Mitrovicë, ish-kampionët barazojnë


10 March, 2021 @14:58

Me barazim 0-0 është mbyllur dueli i sotëm mes Trepçës ‘89 dhe Feroniklit në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Dy ish-kampionët e Kosovës zhvilluan një takim të fortë mes tyre, por që gola nuk pati dhe pikët mes skuadrave u ndanë.

TABELA AKTUALE

Barazimi në këtë duel i mban këto dy skuadra pranë njëra-tjetrës në tabelë, mirëpo skuadra mitrovicase është më e qetë momentalisht.

Për Niklin, kjo është hera e 10 që barazon në Superligë sivjet, kurse për mitrovicasit e pesta herë.

Xhiron që vijon, Trepça ‘89 i shkon Gjilanit, kurse Nikli e pret Prishtinën në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga