DRENICA - MALISHEVA

Foto: FC Malisheva Facebook
Pa gola në Skenderaj, pikët ndahen
23 October, 2022 @15:08
Pa gola dhe pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Drenicës dhe Malishevës në Skenderaj.
Skuadrat në fjalë patën raste për shënim, por nuk treguan efikasitet maksimal asnjëherë para portave përkatëse dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.
Vlen të përmendet që Malisheva luajti me një lojtar më pak për afro 40 minuta në pjesën e dytë, por Drenica nuk arriti ta shfrytëzonte dot këtë për ta gjetur golin e fitores, me malishevasit që e menaxhuan mirë ndeshjen edhe kur ishin me një lojtar më pak.
Ky rezultat bën që këto dy skuadra të kenë dallim katër-pikësh në renditje, ku Drenica ndodhet mbi Malishevën.
Xhiron që vjen, Drenica i shkon Ferizajit, kurse Malisheva e pret Trepçën ‘89 në “Liman Gegaj”.