SEMAFORI
Pa kohëmatës në 5 minutat e para
21 March, 2019 @19:09
Megjithëse ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, dhe kanë kaluar më se 5 minuta lojë, kohëmatësi në semaforin e stadiumit “Fadil Vokrri” mbetet akoma ai i fillimit, 00:00.
Më pas situata u tejkalua me heqjen në tërësi të kohëmatësit, duke e lënë në semafor vetëm rezultatin e ndeshjes.