TALENTI
Danimarka me një debutues kundër Kosovës
21 March, 2019 @18:06
Në ndeshjen e sontme ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, një futbollist danez do ta ketë rastin që ta vesh fanellën e ekipit kombëtar të tij për herë të parë.
Është ky talenti 20 vjecar i Borussia Dortmund, Jacob Bruun Larsen, i cili do ta fillojë ndeshjen si startues.
Larsen këtë stinor ka zhvilluar 18 ndeshje me Dortmundin në Bundesligë dhe ka shënuar dy gola.
Futbollisti do të jetë në vijën e sulmit, së bashku me sulmuesin e Feyenoordit, Nicolai Jorgensen.